Futboll

Bayern Munich, përleshen në stërvitje James dhe Rudy

James dhe Rudy janë përleshur në stërvitjen e fundit të Bayern Munich.

Është prishur qetësia në kampin e Bayern Munich. Në stërvitjen e fundit, para ndeshjes që bavarezët e zhvillojnë të dielën me Werder Bremen, një incident aspak i mirë ka ndodhur në kampin stërvitor të gjermanëve.

Dy të transferuarit e kësaj vere, James Rodríguez dhe Sebastian Rudy ishin protagonist, të cilët u përleshen verbalisht.

Sipas Bild, ish asi i Real Madridit ndërhyri ashpër ndaj mesfushorit gjerman, që reagoi shumë keq dhe dëshironte të përleshej me numrin ‘11’ që ishte i shtrirë në tokë.

Gjithçka do të kishte marrë kaheje tjetër nëse nuk do të ndërhynin futbollistët për të qetësuar situatën.

Related posts

BARCELONA ARRITI AKORDIN ME RABIOT/ Firma e kontratës së yllit francez ngec për 5 milionë euro, ja arsyeja

Delo.autor

Federata Argjentinase mbështet pa kushte trajnerin Sampoli pas akuzave për…

Sadik.Autor

PSG INTERESOHET PËR PORTUGEZIN/ Ja 3 motivet e Mourinhos për të pranuar oferën

Delo.autor

Leave a Comment