Futboll Ligue 1 Sport

U DËMTUA NË SFIDËN NDAJ BRESTIT/ Sulmuesi Icardi prish planet e PSG-së duke bllokuar transferimin

E ardhmja e Mauro Ikardit dukej larg PSG-së, por një dëmtim i pësuar në shpatull në sfidën ndaj Brestit këtë fundjavë ka prishur planet e klubit parisien.

Drejtuesit kishin menduar ta largonin sulmuesin drejt një destinacioni tjetër për të fituar të paktën 35 milionë euro, por vetë PSG-ja ka bërë me dije që Ikardi do të qëndrojë jashtë fushe për një muajsh.

Prishje planesh kjo për klubit francez, i cili duhet të mendohet mirë pasi asnjë skuadër nuk ka ndërmend të paguajë 35 milionë euro për një futbollist të dëmtuar. Me afrimin e Mesit në skuadër, Ikardi nuk shikohet më si i dobishëm pas në fushë do të ketë emra si Mbape, Nejmar apo Di Maria përkrah yllit argjentinas.

Related posts

ANALIZË/ Juventus-Inter, ku ndryshojnë Maurizio Sarri dhe Conte (STATISTIKAT)

Delo.autor

I VDIQ BABI NË NDESHJE/ Kapiteni i Stuttgart mendon të…

Isa.Autor

LIVE/ Kastrioti-Skënderbeu: Pranë golit korçarët, Pervan kërcënon portën e krutanëve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment