Boks Të tjera

UFC- EVENTI 231/ Shevchenko kampione e botës në peshën “flyweight” pas triumfit ndaj Jedrzejczyk (VIDEO)

Më në fund Valentina Shevchenko ia doli mbanë të shpallet kampione e botës në artet marciale mikse, duke triumfuar sot ndaj Joanna Jedrzejczyk në duelin për titullin kampion bote të peshës “flyweight”, titull që ishte vakant. Sfida u zhvillua në Toronto të Kanadasë dhe ishte e vlefshme për eventin UFC-231, aty ku Shevchenko, 16 fitore e 3 humbje në UFC, triumfoi ndaj rivales polake me vendim unanim të gjyqtarëve (të tri gjyqtarët votuan 49-46 për rusen me nënshtetësi peruane).

Shevchenko e meritoi fitoren, ishte shumë më lart se rivalja e saj Jedrzejczyk, e cila edhe pse rezistoi deri në fund, nuk arriti të jetë superior karshi kampiones së saposhpallur të botës. Për Jedrzejczyk ky ishte një shans i artë për t’u rikthyer kampione e botës, në një Divizion tjetër (ka qenë kampione në peshën strawweight), por nuk ia doli dot mbanë. Forma e shkëlqyer e Shevchenko, më kërkuese në kafaz, bëri diferencën në këtë sfidë.

Jedrzejczyk (15 fitore e 3 humbje në UFC) bëri maksimumin në kafaz, u përpoq ta godiste rivalen më këmbë në fytyrë, por pa sukses, ndërkohë që grushtet e Shevchenko bënë detyrën, duke goditur disa herë në fytyrë rivalen polake. Shevchenko ishte më efikase në sulmet e saj, por edhe në mbrojtje, duke mos i lënë shumë hapësira rivales dhe ky duel konfirmoi se kjo peshë është idealja për të.

Related posts

POZITIVE ME DOPING/ Romela Begaj betohet në Kuran: Kam lindur në një vend që nuk ka shtet

Q.Autor

BOTËRORI I BOKSIT/ Shqipëria e nis mbarë në Serbi, triumfi i parë mban firmën e Alban Beqirit

Delo.autor

Serbi Djokoviç eliminohet në çerekfinale të “Roland Garros”

Sadik.Autor

Leave a Comment