Të tjera

McGregor dhe Mayweather pranë revanshit në UFC!

Ndeshja multi-milionëshe në MMA midis Floyd Mayweather dhe Conor McGregor me sa duket nuk është e pamundur.

Presidenti i UFC Dana White ka nisur bisedimet me boksierin amerikan, sipas një miku të ngushtë të White, dhe në të njëjtën kohë komentues në UFC, Joe Rogan.

Mayweather i dha fund karrierës në boks me një rekord perfekt 50-0 pasi doli nga pensioni për t’u ndeshur me McGregor në gusht.

Ai ka pretenduar se mund të ndeshej për miliona dollarë në UFC.

“Floyd ka folur rreth MMA,” shprehet Rogan në emisionin e tij radiofonik. “Vetëm këtë mund t’ju them: Dana më ka zbuluar se Floyd do të bëjë një marrëveshje në UFC.

Image result for rogan white

“Unë i shkruajta duke e pyetur nëse thashethemet janë të vërteta dhe Dana më tha ‘po, ai është i çmendur’.

“Unë i thashë se do të vritej. Po ai vazhdon të flasë për këtë gjë.”

Related posts

Hamilton ndryshon numrin në makinë për garën e fundit në Abu Dhabi

Isa.Autor

GARA 12-ORËSHE NË ABU DHABI/ Valentino Rossi në podium me një Ferrari

Delo.autor

LONDRA VISHET KUQ E ZI/ Florian Marku në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës

F.autor

Leave a Comment