Futboll

Mazinho: “Rafinha dëshiron të luajë për Interin”

Mazinho ka zbuluar se Rafinha do ta veshë fanellën e Interit për pjesën e mbetur të sezonit.
Duket se tashmë është arritur marrëveshja mes Interit dhe Barcelonës për huazimin e Rafinha Alcantaras në San Siro për pjesën e mbetur të sezonit. Lajmi është konfirmuar nga babai i lojtarit, Mazinho.

Raportohet se Interi do ta huazojë brazilianin me të drejtë blerje në fund për 35 milionë euro plus tri të tjera bonuse.

“Rafinha dëshiron t’i bashkohet Interit sepse thjesht dëshiron të luajë”, tha Mazinho për Globo Esporte.

“Është e vështirë për të gjetur hapësira te Barcelona, ka shumë lojtarë. Ai gjithashtu nuk ka pasur shumë fat, pasi lëndoi rëndë ligamentet e gjurit duke ia vështirësuar gjithçka në dy vitet e fundit”.

“Ai vetëm dëshiron të luajë, të jetë i lumtur dhe të bëjë atë që do në një klub fantastik si Interi”, shtoi Mazinho.

Është një opsion për ta blerë lojtarin, madje raportohet të jetë opsion i detyrueshëm nëse Interi kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

“Rafinha ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2020. Ne jemi duke përgatitur një para kontratë me Interin deri në vitin 2021”, shtoi Mazinho, që ka shijuar Serinë A në vitet e 90’ta.

Related posts

“Unë kam luajtur në Gjermani dhe kam…”, Shaqiri tregon recetën për t’u shpallur kampion

Delo.autor

SYNOJNË SUPERLIGËN/ Klubi SHQIPTAR me president të ri, gati privatizimi

Isa.Autor

SUPER SFIDA ME LIVERPOOL/ “Katalanasve” i bëhet pritje madhështore në qytetin anglez (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment