Po luhet në Vlorë, sfida përmbyllëse e javës së 16-të të Kategorisë Superiore, mes Flamurtarit dhe Laçit. Kuqezinjtë e Ilir Dajës do të kërkojnë të rikthehen te fitorja për t’iu afruar rivalëve në luftën për një vend në zonën e Europës.
Nga ana tjetër, kurbinasit në 5 takimet e fundit kanë arritur 3 fitore 1 barazim dhe 1 humbje. Një triumf ndaj vlonjatëve, do ta rriste në +7 diferencën ndaj Flamurtarit të vendit të 6-të dhe do ta barazonte skuadrën e Memellit me Teutën.
Trajneri Daja nuk ka në dispozicion Bathën dhe Useinin, të cilët zëvendësohen nga Pollozhani dhe 17-vjeçarit, Rrapaj. Teksa sulmi do të formohet nga treshja Alvesh-Kale-Bushiç. Për sa i përket Laçit, Gjoni ka zënë vendin e Elerit të dëmtuar, ndërko Shtubina është graduar në majën e sulmit.
FLAMURTARI-LAÇI 0-0
KOMENTI LIVE:
3′ Danilo Alvesh jep shkëndijën e parë, me një gjuajtje të rrezikshme me kokë, topi shkon ngjitur me shtyllën.
1′ Ka startuar takimi, Laçi luan topin e parë nga qendra.
FORMACIONET ZYRTARE:
Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Alla, Veliu, Kotobelli, Pollozhani, Mustafa, Rrapaj, Alvesh, Kale, Bushiç. Trajner: Ilir Daja
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Mersinaj, Sefgjini, Gjoni, Jonuzi, Lushkja, Berisha, Shtubina, Xhixha. Trajner: Migen Memelli
Gjyqtar: Glen Tona (Maltë)