Futboll Seria A Sport

“THUMBON” REAL MADRID/ Ronaldo: Juventusi është më ndryshe, ekipi më i…

Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë ku ka folur edhe për ish-skuadrën e tij Real Madridin, duke e bërë dallimin mes Realit dhe Juves, ku skuadra e tij momentale është më shumë si një familje.

Ylli portugez erdhi gjatë verës nga klubi mbretëror në Torino për 112 milionë euro.

“Jam shumë i lumtur. Qyteti është shumë i mirë, tifozët dhe Juventusi janë fantastikë, lojtarët punojnë shumë këtu”, ka thënë Ronaldo.

“Ky është grupi më i mirë që kam luajtur ndonjëherë. Në Juventus vërtetë ndihemi si një ekip për dallim nga ekipet e tjera ku disa lojtarë mendojnë se janë më të mirë se tjerët. Këtu të gjithë janë të thjeshtë, nëse Dybala ose Mandzukic nuk shënojnë i sheh ata përsëri të lumtur. Kjo është një gjë e bukur”.

Ronaldo po ashtu ka folur edhe për dallimin mes Real Madridit dhe Juventusit: “Janë shumë ndryshe. Juventusi është më shumë si një familje”.

“E kaluara është e kaluar. Tani dua të fitoj me Juventusin dhe t’i mbroj këto ngjyra. Nëse takohem me Realin në Ligë të Kampionëve do ta jap maksimumin”.

Related posts

Salihi nuk ndalet, shënon sërish dhe merr kryesimin e listës së golashënuesve

Sadik.Autor

Buffon rrëfen pengun më të madh të karrierës së tij

Delo.autor

DEKLARATA SHOKUESE/ 19-vjeçari argjentinas pretendon se është i biri i Maradonës. Ja çfarë i kërkon gjykatës…

Delo.autor

Leave a Comment