Futboll Shqipëri Sport

E BUJSHME/ Projektohet e ardhmja e SADIKUT, në JANAR drejt rikthimit te…

Armando Sadiku po rikuperohet nga dëmtimi i rëndë që pësoi në verë. Gjasat janë që në janar sulmuesi i kombëtares kuqezi të jetë sërish i gatshëm për të luajtur. Por edhe pse aktualisht është i dëmtuar, zërat e merkatos për Sadikun nuk mungojnë. Më konkretisht janë mediat zvicerane që flasin për një huazim të Armando Sadikut nga Levante te ish skuadra Lugano në Superligën zvicerane në merkaton e dimrit.

Sipas mediave helvete drejtuesit e klubit spanjoll janë të vetëdijshëm se Sadikut i duhet të luajë rregullisht për të fituar formën e tij më të mirë pas atij dëmtimi të rëndë dhe për këtë po mendojë ta huazojnë një klub ku mund të luajë në vazhdimësi për t’u rikthyer më i fortë te klubi nga Valencia verën e ardhshme.

Lugano nga ana tjetër kërkon një sulmues të fortë që e njeh mirë ambientin dhe kampionatin zviceran për të siguruar mbijetesën pasi për momentin është në ujra të turbullta dhe për këtë po mendon për Sadikun i cili konsiderohet si përforcimi ideal në repartin e avancuar. Me Luganon, Armando Sadiku ka luajtur në dy periudha të ndryshme teksa numëron 62 paraqitje dhe 38 gola të pësuar.

Related posts

INTER-BOLOGNA/ “Miqtë” kanë kaluar në avantazh, shënon Santander

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË ME YLLIN ALACANTARA/ Ferdinand: Donte të vinte tek Manchester United, por zgjodhën…

Delo.autor

FLET PËR DY LOJTARËT NË “RADARIN” E JUVENTUSIT/ Dybala thur elozhe: Këta talentet më premtues të…

Delo.autor

Leave a Comment