Futboll Shqipëri Sport

Te Laçi mbeten në pritje/ Prengës i duhet të “marrë leje” për të firmosur

Besnik Prenga do të jetë trajneri i ri i Laçit, por mbetet për të parë nëse emërimi i tij do të bëhet që në javët e fundit të fazës së dytë, apo vetëm në janar. Tekniku i cili drejtoi kurbinasit edhe në eksperiencën në verë gjatë Ligës së Europës, me sa duket duhet të “marrë leje” për të drejtuar skuadrën, pasi është nën kontratë në Kroaci.

Sipas TVSH, Prenga ka konfirmuar se deri në janar, ai është nën kontratë me Lokomotiv Zagreb, ku punon me ekipet e të rinjve. Ndaj për të ishte e pamundur që të largohej nga Kroacia pa lejen e klubit. Gjithsesi, ai kishte konfirmuar se ishte gati të merrte drejtimin e Laçit, sapo të zgjidhej kjo situatë me klubin ekzistues.

Nëse nuk arrihet akordi që Prenga të kthehet menjëherë në Shqipëri, parashikohet që skuadrën të vazhdojë të drejtojë Migen Memelli edhe në javët e ardhshme, deri në mbyllje të fazës së dytë. Më pas, trajneri i ri mund të vijë nga Kroacia pasi të mbyllë kontratën me klubin aktual për t’u ulur në stolin e kurbinasve.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Berisha i dalluari i javës, shkëlqen edhe Balliu. Njihuni me 5 “Kuqezinjtë” me performacën më të mirë

Delo.autor

ATLETICO ME FAT/ Sulmuesi Morata “i falet” gjyqtarit dhe nuk gabon nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA NË AVANTAZH/ Zbret “Alieni” në fushë, shikoni “perlën” Messit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment