Futboll Sport

“FATI ËSHTË ME TY”/ Modric: Varane më tha se do ta fitoja Topin e Artë, gjatë finales së…

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, ishte në garë për Topin e Artë 2018, të cilin e fitoi bashkëlojtari i tij te gjiganti spanjoll, Luka Modric, por francezi është i lumtur që kroati e ka fituar këtë çmim.

Në fakt, natën e finales së Kupës së Botës gjatë verës në Rusi, Varane kishte parashikuar se Modric do ta fitonte Topin e Artë.

Modric tani ka zbuluar se Varane i kishte thënë atij se me pak fat, ai do ta fitonte Topin e Artë.

“Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë dhe më uroi që e fitova Topin e Artë”, tha Modric në një intervistë për Telefoot.

“Ai u pikëllua që nuk e fitoi vetë. Së fundi, ai ma rikujtoi atë ma kishte thënë ditën e Kupës së Botës, se më pak fat, unë do ta fitoja Topin e Artë edhe pse e humba Kupën e Botës”, shtoi Modric.

Related posts

Bari ka këtë plan për mesfushorin e Kombëtares shqiptare

Q.Autor

“MUR”ME GJERMANËT/ Ja si verilindorët do kërkojnë surprizën ndaj Wolfsburgut

Delo.autor

Shkëlqeu me BOTËROR/ Duel mes Barçës dhe Realit për “DYBALËN MEKSIKAN”

Isa.Autor

Leave a Comment