Futboll Premier League Sport

PAS KONFLIKTIT ME MOURINHON/ Manchester United nuk lejon mesfushorin francez të largohet në…

Manchester Unitedi ia ka bërë me dije Paul Pogbas se nuk do ta shesë edhe pse marrëdhëniet mes tij dhe trajnerit Jose Mourinho janë prishur kohëve të fundit, sipas Daily Mail.

Mesfushori francez u la në stol në dy ndeshjet e fundit të Unitedit.

Megjithatë, ai pritet të jetë në formacionin startues në ndeshjen e Unitedit në Ligën e Kampionëve që ka fare pak rëndësi, pasi “Djajtë e kuq” tashmë e kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

Flitet se ai do të jetë përsëri në stol në ndeshjen derbi ndaj Liverpoolit në Premierligë fundjavën që vjen.

Përkundër kësaj, dhe interesimit të Juventusit për t’u ribashkuar me të, Unitedi nuk do ta lejojë Pogban të largohet sepse e konsideron një të ardhme të ndritur për të në “Old Trafford”.

Related posts

“TOPÇINJTË” KALOJNË NË AVANTAZH/ Lucas Torreria realizon një “PERLË” (VIDEO)

Isa.Autor

VAZHDON TË BESOJË TEK RIKTHIMI NË ZONËN CHAMPIONS/ Pirlo: Ndaj Interit duhen nerva të forta, ne nuk jemi…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Largim i madh nga Skënderbeu, ylli i korçarëve nis aventurën e re në Australi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment