Futboll Seria A Sport

“E DUA NË ITALI”/ Videoja që do ta bëjë Ronaldon të pendohet që e ftoi Messin të luajë në Serie A

Cristiano Ronaldo e ka ftuar rivalin e tij të përjetshëm, Lionel Messin, t’i bashkohet një klubi italian për t’u përballur me një sfidë të re në një kampionat më ndryshe nga ai spanjoll La Liga.

Ronaldo iu bashkua Juventusit këtë verë për rreth 105 milionë euro dhe i pyetur ditë më parë nëse i mungon Messi, portugezi dha një përgjigje brilante.

“Kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali dhe ekipin tim kombëtar, ndërsa ai ende luan në Spanjë”, tha Ronaldo.

“Mbase ai ka nevojë më shumë për mua. Për mua, jeta është sfidë, mua më pëlqen dhe dua t’i bëjë të lumtur njerëzit”, shtoi ai.

Messi kundër ekipeve italiane

Si do të performonte Messi nëse do të luante në Serie A?

Ka shumë pak gjasa që superylli argjentinas ta braktisë Barcelonën për çfarëdo ekipi përveç Newell’s Old Boys, por prapëseprapë ka metoda tjera për ta vlerësuar sesi Messi do të perfomonte në futbollin italian.

Njëra prej tyre është përmes paraqitjeve të tij në të kaluarën kundër ekipeve të Serisë A dhe një numër videosh nëpër Youtube.

Milan, Juventus dhe Roma kanë rënë viktimë e magjisë së Messit.

Nga 19 takime me klubet italiane, Messi i ka shënuar 12 gola, që nuk është keq duke ditur se kanë ndodhur kundër ekipeve më të mira të vendit dhe në nivelin më të lartë të futbollit, Ligën e Kampionëve.

Related posts

“TË Q*FSHA MAMANË”/ Arnautoviç ofendoi futbollistin e Maqedonisë, reagon FFM. Kërkon që UEFA të…

Delo.autor

NË PRAG TË KAMPIONATIT EUROPIAN/ UEFA me plan të ri masash: Rritet numri i lojtarëve të grumbulluar dhe vaksinimi i…

Delo.autor

Juventus-Milan, rivaliteti i humbur në kërkim të shkëndijave të dikurshme

Sadik.Autor

Leave a Comment