Futboll Seria A Sport

ISH FUTBOLLISTI ZBULON SEKRETIN/ Antonio Conte drejt stolit të gjigantëve të Seria A

Një stol për t’u shpëtuar me fitore, besimi i presidentit Pallotta për t’u fituar përsëri. Javë vendimtare për Eusebio Di Francesco, i cili po përballen me një nga situatat më të tensionuara që prej kthimit të tij në Romë, si trajner. Laku është ngushtuar pas barazimit surreal në Cagliari, 2-2, të shtunën e kaluar.

Presidenti James Pallotta ishte i gatshëm për ta shkarkuar, por mbrojtja e Monchi dhe Tottit ishte në gjendje për t’i dhënë një tjetër shans Di Francescos. Një tjetër hap fals e dërgon në “gijotinë” ish-in e Sassuolos, veçanërisht në dritën e zërave se Antonio Conte është shumë pranë Romës.

Unë fola me Conte dhe ideja e uljes në stolin e Romës e ngacmon, – tha Francesco Moriero, ish-mesfushori verdhekuq në mes të viteve 90, për “Leggo”. – Por, unë jam në anën e Eusebio. Nuk duhet të harrojmë se Roma ka shitur lojtarë të fortë dhe e ka gjetur veten duke punuar me një grup shumë të rinjsh. Unë nuk mendoj se trajneri është problemi, lojtarët luajnë në fushë”.

Pikërisht merkatoja e verës dhe revolucioni i madh këtë vit në Romë, janë arsyet e vërteta, që Monchi ka vendosur ta marrë në mbrojtje Di Francesco. Trajneri kishte pranuar dhe mbështetur zgjedhjet e menaxherit të tij në verë, ndërsa spanjolli ia ktheu këtë mirënjohje, duke e bindur presidentin Pallotta që t’i jepte atij një shans të ri.

Një besim që, duke pasur parasysh situatën në renditje të verdhekuqve, vendi i tetë me vetëm 21 pikë, duket se përkon gjithnjë e më shumë me një ultimatum. Nesër mbrëma në Plzen, Roma do të angazhohet kundër Viktoria, në raundin e fundit të grupit të Ligës së Kampionëve. Një lojë e padobishme për qëllimin e kualifikimit, tashmë i arritur paraprakisht, por e rëndësishme për të treguar një reagim bindës.

Një fitore do ta lejonte trajnerin ta bënte gjumin më të qetë, të paktën deri në ndeshjen e ardhshme të kampionatit, kundër Genoa, kur do të vendoset fati i Di Francesco. Përveç ëndrrës që të çon tek Antonio Conte, emrat e zëvendësuesve të mundshëm të Di Francesco mbeten edhe ato të Paulo Sousa dhe Laurent Blanc.

Related posts

KAOS NË “AIR ALBANIA”/ Tifozet gjuajnë me SHISHE lojaret polakë, ndërpritet ndeshja (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

U MAHNIT NGA BALE/ Solari bën ndyshimin e madh në mesfushë për…

Isa.Autor

Conte i rrezikuar? Ky është qëndrimi i portierit të Chelsea-s

Q.Autor

Leave a Comment