Trajneri i Mançester Junajtid është “dëshpërimisht” në kërkim të një mbrojtësi dhe është i gatshëm të shpenzojë shuma marramendëse për të siguruar një “mur” në repartin mbrojtës.
Sipas gazetës britanike “The Mirror”, në garë për shërbimet e mbrojtësit janë edhe Mançester Siti, Barcelona apo edhe Totenham. Murinjo pret që ta transferojë qendër mbrojtësin që në janar, në të kundërt ai do të tentojë për të edhe në merkaton e verës.

