Futboll Seria A Sport

ËSHTË “STROFULLA E TIJ”/ Ronaldo “ndez motorët” për Champions: Tani vjen faza më e…

Juventusi u mund në ndeshjen e fundit në fazën në grupe për Ligën e Kampionëve nga Jang Bojs,me rezultatin 2-1. Një nga lojtarët që humbi më shumë raste për të shënua, ishte Kristiano Ronaldo gjë të cilën e pranoi edhe vetë portugezi por megjithatë, bardhezinjtë kaluan në turin tjetër si vendi i parë në grup.

Ylli portugez, është i bindur se faza më e bukur e Ligës së Kampionëve vjen tani, por më parë duhet përqendrim për në kampionat pasi këtë javë është derbi ndaj Torinos dhe më pas, finalja e Superkupës së Italisë ndaj Milanit.

“Pjesa më e bukur e Ligës së Kampionëve vjen tani pasi tani janë edhe ndeshjet më të bukura. Ndaj Jang Bojsit u desh të fitonim dhe mund të fitonim pasi humba raste të shumta për të shënuar gol. Megjithatë, kështu është futbolli. Le të përqendrohemi në kampionat, të shtunën kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Torinos ndërsa në janar kemi një finale për të luajtur kundër Milanit”, u shpreh Ronaldo.

Related posts

“DRIDHET” PANKINA E ALGERIT/ Në skenë për stolin e Juventusit shfaqet trajneri i njohur

F.autor

“SHPËRTHEN” JUVENTUSI ME AKORDET/ Paratici takohet me Mendes për një talent dhe një yll, ja emrat

Delo.autor

Espanyol-Atletico, miqtë kanë fituar 3 nga 4 të fundit kundër katalanasve

Delo.autor

Leave a Comment