Futboll Sport

FITOI TROFEUN/ Presidenti i River Plate: Finalja në Madrid ishte më e tmerrshmja…(VIDEO)

Ekipi i tij i River Plate, pas barazimit 2-2 në takimin e parë, fitoi trofeun e Coppa Libertadores, duke mposhtur 3-1 finalisten tjetër, Boc Juniors, në atë finale të kthimit, të zhvilluar në kushte të jashtëzakonshme në “Santiago Bernabeu” të Madridit. Por pavarësisht triumfit, suksesit dhe lavdisë, presidenti i River Plate nuk e fsheh hidhërimin për faktin që u detyrua të diskutojë ndeshjen e kthimit dhe një finale aq deçizive, larg vendit të tij.

“Ishte e tmerrshme të luaje finalen në Europë. Në fund të fundit, Boca Juniors iu lejua ta luajë takimin në fushën e saj, ndërsa ne nuk na u mundësua. Ishte një vendim i marrë për shkak të masave të papërshtatshme të sigurisë. Të fitosh një finale kundër rivalëve është e jashtëzakonshme, mbetet gjithmonë në histori. Është njëlloj sikur të ishte një finale Champions League mes Milan dhe Inter, një emocion unik”, deklaroi presidenti i River Plate për “Radio Marte”.

Related posts

CHAMPIONS/ Barazim në “PAQE”. Atletico Madrid dhe Kampionët e Europës ndajnë pikët

Delo.autor

Belgjika mundi Anglinë/ FIFA: Ja lojtari më i mirë i ndeshjes (FOTO)

Isa.Autor

RONALDO AKUZOHET PËR PËRDHUNIM/ Juventusi humb 10% në bursë

Isa.Autor

Leave a Comment