Futboll Seria A Sport

SUPERKUPA E ITALISË/ Romagnoli: Ndeshja me Juventusin mund të ndryshojë gjithçka

Juventus dhe Milan janë gati të zbresin në fushë.

Edicioni i 31-të i Superkupës së Italisë, që do të vërë përballë njëri-tjetrit kuqezinjtë dhe bardhezinjtë, do të luhet për herën e dhjetë në historinë e saj larg shtëpisë.

Në fakt, ndeshja do të zhvillohet në Arabinë Saudite, në “King Abdullah Stadium” të Jeddah. Kjo sfidë, e cila do të luhet këtë të mërkurën në orën 18:30, do t’i japë mundësinë njërës prej dy skuadrave të sigurojë trofeun e parë të sezonit.

Do të jetë një mundësi e artë për Milan-in, në kërkim të një revanshi pas një faze të parë zhgënjyese. “Kjo mund të jetë ndeshja e kthesës”, ka qthënë qendërmbrojtësi i kuqezinjve, Alessio Romagnoli.

“Është një atmosferë e bukur dhe është një ndjesi e bukur të luash për një trofe të rëndësishëm, që mund të sjellë kthesën në sezonin tonë. “Jemi gati, do të japim maksimumin. Duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo ndeshje mund të ndryshojë sezonin tonë”.

“Përballja me Juventus-in do të jetë një provë e bukur. Gjërat kanë shkuar mirë për ne dy vite më parë në Doha dhe grupi që kemi tani është më i fortë. Do të bëjmë gjithçka është e mundur për të fituar një trofe tjetër”, ka përfunduar Romagnoli.

Related posts

Rashica tek Werder, por ja sa para përfiton klubi i Vushtrisë

Q.Autor

Paul Ince: Liverpool ende s’ka skuadër për të fituar Premier Leaguen

Sadik.Autor

PAS FITORES ME GOLEADË/ Sarri: Shpresoj që në të ardhmen të mos kemi nevojë për…

Delo.autor

Leave a Comment