Boks Të tjera

KONFIRMON SFIDËN/ Joshua: Më 13 prill kam prenotuar “Wembley” për të dueluar ndaj Wilder

Kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri britanik Anthony Joshua, ka konfirmuar se më 13 prill ka prenotuar stadiumin “Wembley” të Londrës për të dueluar ndaj kampionit tjetër të këtij Divizioni, amerikanit Deontay Wilder. Ai shtoi se pret që Wilder të pranojë sfidën dhe të dy boksierët të kryqëzojnë dorezat e të unifikojnë titujt këmpionë bote. “Unë mezi po pres që të dueloj ndaj Wilder më 13 prill në Londër. Ky është një mesazh i qartë dhe i drejtpërdrejtë që i dërgoj atij. Nuk kam se çfarë të them tjetër”, tha Joshua.

“Unë nuk e di se çfarë mednon apo çfarë dëshiron Wilder. Po ashtu, unë nuk mund të kontrolloj atë që dëshiron, mendon apo do Tyson Fury. Unë kontrolloj fatin tim, atë që dëshiroj unë të bëj. Unë kam bërë të mundur që negociatat të nisin me kohë, kam rezervuar kohë më parë stadiumin për këtë sfidë të madhe dhe mezi po pres të përballem me këta djem në ring, veçanërisht me Wilder, më 13 prill, në “Wembley”. Nuk di se çfarë i pengon ata”, tha Joshua.

Joshua konfirmoi se për momentin nuk i intereson dueli me Fury. “Nuk dua Tyson, pasi ai nuk është kampioni i botës, ndërsa unë jam i tillë dhe dua të marr edhe titullin e fundit që më mungon. Janë 4 tituj kampionë në Divizionin tonë, unë kam 4 prej tyre dhe dua të pestin. Unë dua të dueloj me kampionët. Unë këtë gjë kam bërë që kur kam nisur këtë sport, të dueloj kampionët dhe të bëhem i tillë”, tha Joshua.

Related posts

“PEKIN 2022″/ Të gjithë të izoluar në Fshatin Olimpik, pritet vendimi për tifozët

Delo.autor

VIDEO/ Përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës në derbin e basketbollit

Q.Autor

Chris Froome shkuan historinë/ Pas “Turit të Francës” dhe Vueltës gjermani fiton edhe Xhiron e Italisë

Sadik.Autor

Leave a Comment