Futboll Sport

SKANDALI/ Trajneri i Chelseat, Sarri përfundon nën hetim pas asaj që ndodhi dje

Chelsea e ka mbyllur fazën me grupe të Europa League me një barazim 2-2 në fushën e MOL Vidi-t, një ndeshje kjo që po hetohet nga UEFA për shkak të thirrjeve për antisemitizëm të tifozëve miq kundrejt atyre të Tottenham.  Drejtuesit e klubit londinez janë distancuar dhe ka lajmëruar se do të marrë masa kundrejt këtyre tifozëve.

“Çdo individ që mund të ketë dëmtuar imazhin e klubit duke përdorur fjalë ose duke bërë gjeste raciste, do të mbajë përgjegjësi”, ka bërë të ditur Chelsea në një komunikatë për shtyp.

Edhe të shtunën e kaluar, gjatë ndeshjes që Chelsea ka fituar 2-0 në  shtëpi kundër Manchester City, është verifikuar një episod i shëmtuar racizmi. Lojtari i “Qytetarëve”, Raheem Sterling, është fyer me fjalë të rënda.

Chelsea, pasi ka identifikuar tifozët përgjegjës, i ka përjashtuar përjetësisht nga “Stamford Bridge”. 1273 tifozë anglezë kanë ndjekur ekipin në ndeshjen e luajtur të enjten në Europa League dhe kanë kënduar kore antisemite kundrejt tifozëve të Tottenham.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Zvicra dyfishon ndaj Islandës, njihuni me të gjitha rezultatet

Isa.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Lazio-Bayern Munich. Rezultati 1-4

Delo.autor

SHPËRTHEN BARCELONA/ 2 gola në 60 sekonda, “Dirigjenti” Messi dhe “snajperi” Ansu Fati (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment