Futboll Kategoria Superiore

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Ja si është PROGRAMUAR të rreshtohet Kukësi… (FOTO)

Kukësi ka mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen me Partizanin, ku pa dyshim theksi i punës javore ka qenë ngritja e një strategjie të suksesshme, që duhet konkretizuar me fitoren. Gjatë seancës së djeshme, trajneri Cungu ka programuar edhe formacionin e mundshëm për sot.

ssss

Përveç Shafik, që vijon i diferencuar, Cunga ka mundësi zgjedhje, pasi e ka grupin e plotë. Janë zgjidhur dilemat e sulmit. Nga minuta e parë pritet ta nisë Rexhinaldo dhe jo Shpehar. Nga ajo që është parë në seancën e fundit, Kukësi do sfidojë Partizanin me skemën 3-4-3, pra, theksi do të vihet te loja sulmuese, ku do të synohet që të shënojnë të parët. Formacioni do të nisë me Stivi Frashërin, që do të mbrojë portën. Kapiteni Ylli Shameti do të udhëheqë linjën e mbrojtjes së bashku me Krasniqin e Cuculin. Mesfusha do të përbëhet nga Maliqi në të djathtë, Shkodra e Limaj në qendër, ndërsa Melo në të majtë. Sulmi do udhëhiqet nga treshja Ethemi – Çyrbja – Rexhinaldo.

Related posts

Jupp Heynckes: Në futboll, vendosmëria mund të lëvizë edhe malet

Sadik.Autor

Fiorentina dhe Napoli interesohen për mesfushorin e Kosovës

Sadik.Autor

DHIMBJE KOKE PËR ANCELOTTIN/ Wolsburg i shkakton një tjetër humbje Napolit

Isa.Autor

Leave a Comment