Futboll Kombëtarja Sport

E shtuna pozitive për disa nga legjionarët, minuta të plota aktivizimi në klube

Andi Lila vijon të jetë titullar, edhe në suksesin një dite më parë të Pas Giannina. Mesfushori i kombëtares e ka nisur nga minuta e parë takimin kundër Smyrnis duke luajtur për 90-minuta të plota. Skuadra e Gianninas arriti të triumfonte në këtë takim duke fituar me rezultatin 1-2 në transfertë.

Tre pikët e një dite më parë vinin pas dy dështimesh në dy javët e para të kampionatit për skuadrën e Giannias, ndërkohë që tashmë e sheh veten në mesin e tabelës së klasifikimit. Ndërkohë me këtë humbje, Smyrnis, ku aktivizohet një tjetër futbollist shqiptar, Klodian Gjino, mbetet në vendin e parafundit në renditjen e përgjithshme në kampionatin grek.

Fiorin Durmishaj, sulmuesi i kombëtares U-21, është aktivizuar në minutën e 53` të takimit që Panionis luajti në transfertë ndaj AEK Athinës. Në këtë takim miqtë, ku luan dhe Durmishaj, u mundën me rezultatin 4-0. Humbja e lë skuadrën e Panionis në vendin e 12-të në renditje në Superligën e Greqisë.

Kristal Abazaj nuk ka qenë i grumbulluar me Anderlecht në transfertën ndaj Genk, të cilëtn e fitoi skuadra vendase me rezultatin 1-0. Ndërkohë që po në Belgjikë, Sindrit Guri është aktivizuar 57 minuta me Ostende në barazimin në shtëpi ndaj Cercle Brugge.

Emanuele Ndoj ka luajtur titullar me Brescian në Serinë B, në sfidën që u luajtu në shtëpi kundër Pescara. Kjo sfidë ishte një “derby” kuqezinjsh në mesfushë, pasi në krahun tjetër Ndoj kishte kundërshtar Ledian Memushaj, i cili gjithashtu u aktivizua si titullar në sfidën që përfundoi me rezultatin 1-1.

Related posts

Kupa e Shqipërisë starton këtë fundjavë, njihuni me 2 përballjet e para

Isa.Autor

UEFA PUBLIKON LISTËN/ Njihuni me 20 klubet më të mira në historinë e Champions

Delo.autor

SFIDA NDAJ SPARTA PRAGUE NË EUROPA LEAGUE/ Pioli: Objektivi ynë është të komandojmë ndeshjet

Delo.autor

Leave a Comment