Futboll Premier League Sport

FESTON DUKE “PIRË DROGË”/ Shikoni veprimin SKANDALOZ të “YLLIT” belg (VIDEO)

Tashmë është bërë modë që futbollistët të kenë një festim individual që i personifikon edhe nëse dikush tjetër vendss të festojë në atë mënyrë. Festimi i Grizman si lojërat e ‘Fortnite’, maska e Dibalës, ‘EpicBrozo’ e Brozoviç apo edhe festimi i famshëm i Ronaldos janë bërë tashmë virale, por nga Franca vijnë të tjera festime të çuditshme.

Mbrojtësi i PSG-së, Tomas Munir në stërvitjen e skuadrës së tij ka praktikuar një festim që kurrsesi nuk duhet marrë shembull. Ai ulet pranë vijës fundore të fushës dhe feston sikur po merr kokainë me thithje. Në fakt, ky festim nuk një ide origjinale e Munirit duke qenë se disa vite më parë, legjenda e Liverpulit, Robi Fouler festonte në këtë mënyrë në nj takim ndaj Evertonit.

Tifozët kundërshtarë e kishin ofenduar duke e konsideruar si përdorues droge, ndërkohë që ky i fundit në momentin e golit ulet duke festuar në mënyrë të çuditshme. Ai festim, i pat kushtuar disi Folerit duke qenë se u pezullua me 4 ndeshje dhe u gjobit nga klubi me 60 mijë paund.

Related posts

ANASHKALONTE RREGULLAT E UEFA/ Zbulohet marrëveshjen sekrete mes Bayernit dhe Interit për Shaqirin

Isa.Autor

GJEN RRUGËN E RRJETËS KAMPIONAT/ Futbollisti shqiptar shënon gol në Zvicër (VIDEO)

Delo.autor

LIVË/ Maltë-Kosovë: Perlë e Rashicës, Kosova “manita” ndaj Maltës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment