Futboll Premier League Sport

ELEMINOI ARGJENTINËN/ Portieri i CHELSEAS nuk ndalet me GAFAT: Nuk e dinë ku ka… (FOTO)

Çelsi i Mauricio Sarrit nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj hungarezëve të MOL Vidit në ndeshjen përmbyllëse të grupeve në Ligën e Europës.

7395308-0-Olivier_Giroud_became_the_second_Chelsea_player_to_score_from_a_-a-20_1544786174910

Tekniku italian iu dha hapësira në këtë përballje, futbollistëve të rinj, si dhe atyre që nuk kishin marrë shumë minuta në ndeshjet e kaluara.

Porta iu besua gardianit argjentinas Uilli Kabajero. Edhe pse u aktivizua për 90 minuta, 37-vjeçari nuk ia kishte idenë se në cilin qytet po luante. Këtë gjë e zbuloi një postim i tij në “Instagram”, teksa falënderoi tifozët të cilët e kishin mbështetur skuadrën në Stamboll.

Në fakt ndeshja u luajt 663 miljë larg Stambollit, pra në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Mesa duket Kabajero, ia ka futur gjumit në avion dhe nuk është informuar për destinacionin. Edhe pse argjentinasi u mundua ta korrigjonte gafën e bërë, pas reagimeve të shumta të fansave, kjo gjë nuk i shpëtoi mediave, teksa postimi i tij është duke bërë xhiron e internetit.

“Nuk mundëm të fitonim në Ligën e Evropës në ndeshjen e fundit, por luftuam deri në fund për të. Treguam frymën dhe dëshirën e ekipit. Falënderoj tifozët tanë që ishin në një natë të ftohtë në Stamboll”, shkruante Kabajero.

7422586-0-image-m-9_1544785852610

Related posts

VAZHDON “TELENOVELA” MOURINHO-XHAKA/ Dyshja të destinuar për të qenë bashkë

Delo.autor

JUVENTUS/ Allegri: Emre Can është i jashtëzakonshëm

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Ventspils-Teuta, nis sfida eliminatore

Delo.autor

Leave a Comment