MMA Të tjera

FANTASTIKE XHUDISTJA KOSOVARE/ Distria Krasniqi merr medalje të artë në Kinë

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi e ka mposhtur japonezen Ami Kondo në finale të Masterit të xhudos në Gounzhgou të Kinës.

Krasniqi e mposhti japonezen qysh në fillim të ndeshjes, saktësisht pas 16 sekondave me Ippon duka ia siguruar Kosovës një medalje tjetër të artë.

Xhudistja kosovare mori medaljen e artë  në kategorinë -52 kg. Në këtë garë po marrin pjesë 16 xhudistët më të mirë të renditjes botërore.

Rrugëtimi i Krasniqit deri te medalja e artë erdhi duke mposhtur  koreanenen Yang, rusen Dolgova e në gjysëmfinale slovenen Stangar, dhe të gjitha  luftërat Distria i fitoi me Ippon.

Related posts

VIDEO/ Kosh spektakolar në NBA, ja se çfarë bëjnë dy basketbollistët

Q.Autor

Ferrari plotëson 3-shen e garuesve me pilotin rus

Alm.autor

OLIMPIADA/ Merret vendimi, anullohet rrugëtimi i flakës olimpike në rrugët e Tokio. Ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment