Futboll Shqipëri Sport

KATEGORIA E PARË/ Grupi B: Elbasani shokon Apoloninë, Egnatia afrohet me kreun

U zhvilluan katër çiftet e Grupit B të Kategorisë së Parë, ku bien në sy sfida interesante, madje edh mes ekipeve që synojnë Superioren. Por, padyshim ajo që bëri jo pak bujë është fitorja e skuadrës së Elbasanit në Fier, me rezultatin 0-2. Verdheblutë marrin kështu edhe 3 pikë shumë të rëndësishme mbijetese dhe tashmë synojnë që të largohen sa më shumë nga fundi I klasifikimit.

Orikumi mundi Tomorin me rezultatin 1-0 në fushën e vet, ndërsa Egnatia fitoi falë dopietës së Klejdi Branicës, 2-0 ndaj Pogradecit. Turbina mundi Lushnjën 1-0 në Cërrik.

Nesër, në orën 13:30, në Ballsh luhet supersfida e Grupit B, takimi mes dy rivalëve për kreun, Bylisit e Besës.

Related posts

“RINGJALLET” MILAN/ Mbrojtësi Hernandez i dhuron fitoren në frymën e funidt

Delo.autor

KONFERENCA E PAZAKONTË/ Reja kërkon një lojtar sllovak te Polonia, Berisha bën batuta për veshët

Delo.autor

BEFASON Spalletti/ Ja çfarë mendon për arbitrimin pas ndeshjes Inter – Juve

Sadik.Autor

Leave a Comment