Futboll Shqipëri Sport

FUTBOLLI NË KAOS/ FSHF-ja bën mbledhje urgjente, diskutohet çështja e rëndësishme për…

Ditën e sotme është organizuar mbledhja e Komitetit Ekzekutiv. Në rendin e ditës u diskutuan ecuria e futbollit të femrave në Shqipëri, procesin e licensimit të klubeve për sezonin e ardhshëm, dekorimi e ish-futbollistëve të njohur shqiptarë.

“U zhvillua në Federatën Shqiptare të Futbollit mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv. Nën drejtimin e Presidentit Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv ka diskutuar në lidhje me disa çështje të rëndësishme të përcaktuara në rendin e ditës si dhe ka miratuar disa propozime.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF është njohur me raportin e komisionit të futbollit të femrave, ku është analizuar në detaje situata dhe ecuria për vitin 2018. Futbolli i femrave ishte edhe pika e parë e rendit të ditës, duke qënë një nga shtyllat më të rëndësishme të strategjisë 2018-2022 të Federatës Shqiptare të Futbollit. Procesi i licensimit të klubeve për sezonin 2019-2020 ishte një tjetër temë diskutimi e kësaj mbledhjeje, ku antarët e Komitetit Ekzekutiv u njohën me planin e veprimit të hartuar nga Komisioni i Licensimeve në FSHF. Në këtë mbledhje Komiteti Ekzekutiv miratoi edhe raportin vjetor të komisionit të mjekësisë sportive.

Në fund, Komitetit Ekzekutiv i FSHF, ka miratuar propozimet për dekorime të figurave të shquara të futbollit shqiptar, të cilat shpallen në festën tradicionale të fundvitit.”

 

 

Related posts

E BUJSHME/ Ish-trajneri që fitoi Kupën UEFA me Parmën, kandidat për Kombëtaren

Isa.Autor

PAS DËMTIMIT TË PËSUAR NË GJU/ Solskjaer merr lajmin e keq për sulmuesin, ja sa do të mungojë…

Delo.autor

Brazili do të shfrytëzojë hapësirat e Tottenhamit para udhëtimit në Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment