Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Flamurtari-Kamza: Vendasit diktojnë lojën, por mungojnë gjuajtjet (VIDEO)

Ndeshja e sotme mes Flamurtarit dhe Kamzës luhet në një stadium të rënduar nga reshjet e shumta të cilat kanë rënë gjithë ditën në Vlorë dhe kanë bërë që sfida të zhvillohet në kushte ekstreme.

Gjithsesi, vlonjatët kërkojnë suksesin nga ky duel ku trajneri Daja do të ketë më në fund në dispozicion të gjithë lojtarët e repartit të avancuar duke rreshtuar pas Bushiç treshen Kale-Torasa-Alvesh.

Ndërkaq, Gjoka paraqitet me një rreshtim më të kujdesshëm, por me Plakun në mbështetje të Martinenës në sulm.

MINUTË PAS MINUTE

42’ Torasa mundohet të nisë një top të gjatë në zonë nga e djathta, del Avdyli dhe kontrollon gjithçka.

41’ Vjen kartoni i parë i verdhë i ndeshjes, me Frashërin që ndëshkohet pas ndërhyrjes së radhës ndaj Kale.

38’ Kale mbetet përsëri lojtari më i rrezikshëm i vlonjateve me driblimet e tij, duke detyruar vazhdimisht futbollistët e Kamzës të shkaktojnë faulle ndaj tij.

34’ Flamurtari në sulm në këto minuta, me Kamzën që e pret në gjysmëfushën e saj. Por vlonjatët nuk arrijnë t’i afrohen shumë zonës kundërshtare dhe gjuajnë drejt portës.

31’ Një goditje dënimi e Kale në krahun e djathtë harkohet në zonë, por asnjë nga lojtarët e Flamurtarit nuk arrin të gjejë hapësirën për të gjuajtur në portë.

27’ Plaku bën gjithçka mirë në shpërthimin e tij në krahun e djathtë, duke fituar hapësirë për të pasuar te Martinena. Por sugjerimi i tij për shokun e repartit të sulmit është i gabuar dhe sfera përfundon në duart e Koliçit.

23’ Të dy skuadrat mundohen të organizojnë aksione me harkime nga krahët, por për futbollistët e sulmit është e vështirë të ndjekin topin në një terren të tillë ndaj mungojnë gjuajtjet në portë.

18’ Aksion i shkëlqyer i Flamurtarit në krahun e majtë, me Kotobellin që merr fundoren dhe pason në qendër. Sfera largohet shkurt nga mbrojtësit e Kamzës dhe mbërrin te Alvesh i cili rrotullohet mirë dhe gjuan me forcë nga jashtë zonës, por Avdyli është i vëmendshëm.

14’ Fukui shmang ndërhyrjen e Siljanovskit në krahun e majtë të sulmit dhe kroson në zonë, por as Plaku dhe as Martinena nuk arrijnë të godasin sferën në një terren shumë të rrëshqitshëm.

12’ Rasti i parë i rrezikshëm për Flamurtarin. Pas një goditje dënimi topi shkon te Pollozhani në një pozicion të favorshëm në zonë, por nuk arrin të mposhte Avdylin.

10’ Përsëri një aksion në krahun e djathtë për Siljanovskin që gjen hapësirën dhe bëhet gati për krosimin në zonë, por sinjalizohet për një prekje topi me dorë.

6’ Harkim nga e djathta i Siljanovskit, topi në shtyllën e dytë për Kale i cili gjuan me kokë por nuk ka forcën për të rrezikuar portën e Kamzës.

4’ Nisje e qetë e ndeshjes, me skuadrat që po studiohen në këto minuta dhe në një terren me pellgje uji në pjesë të ndryshme të fushës, e kanë të vështirë që të krijojnë raste për t’u shënuar.

1’ Fillon ndeshja në Vlorë.

FLAMURTARI-KAMZA 0-0

Flamurtari: Koliçi, Kotobelli, Alla, Pollozhani, Siljanovski, Useini, Batha, Kale, Torasa, Alvesh, Bushiç.
Trajner: I. Daja

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Bonani, Arrabal, Frashëri, Malaj, Mehmeti, Fukui, Rezi. Plaku, Martinena.
Trajner: E. Gjoka

KV: Frashëri

Gjyqtar: Kreshnik Cjapi

Related posts

“EURO 2020″/ Sfida Itali-Austri, Mancini: Lojtarët ta shijojnë lojën, shpresojmë finalen

Delo.autor

Ideja madhështore e Tunizisë: Portieri bëhet si i lënduar, lojtarët bëjnë iftar

Sadik.Autor

SOUTHAMPTON-LIVERPOOL/ “Të Kuqtë” dyfishojnë avantazhin, shënon Henderson

Delo.autor

Leave a Comment