Futboll Seria A Sport

LËVIZJA E BUJSHME/ JUVE ofron “MOTORRIN BRAZILIAN” për të rikthyer POGBAN

Juventus kërkon të marrë me çdo kusht mesfushorin francez Paul Pogba, që gjithashtu dëshiron të rikthehet në Torino. Për të konkretizuar këtë lëvizje, drejtuesit e Juventusit po studiojnë të gjitha mundësitë dhe së fundi në këtë transferim mund të përfshihet mesfushori brazilian Alex Sandro, që do të ishte i sakrifikuari.

Te Juventus janë mësuar me të tilla situata pasi këtë verë u sakrifikua sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain për të respektuar “fair play financiar” dhe tani do të jetë radha e talentit brazilian për të sjellë kampionin e botës në Serinë A. bisedimet mësohet se janë kryer në fshehtësi dhe disa vëzhgues të ekipit të United kanë qenë në Zvicër për ndeshjen Young Boys-Juventus.

Alex Sandro vlen 40-45 milionë euro dhe mund të përdoret në këtë transferim të Pogba, duke zbutur disi koston 100 milionë euro që Manchester United kërkon për Pogba. Gjithsesi, ky transferim nuk do të zhvillohet në merkaton e janarit, por verën e ardhshme, ndaj palët janë duke studiuar të gjitha hapësirat e mundshme, në mënyrë që të gjithë të mbeten të kënaqur.

Related posts

E PABESUESHME/ Atleti pret finishin duke fluturuar si “Supermen” (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Xhaka, në mesin e “YJEVE” të së hënës në Ligën e Kombeve

Isa.Autor

OFERTË NGA KAMPIONATI UKRAINAS/ Zbulohet shifra e refuzuar nga Tirana për Ismajlgecin

Delo.autor

Leave a Comment