Futboll Sport

Nis ankandi/ Skuadrat prestigjoze të Europës duan mesfushorin suedez

Ashtu si ka shkruar sot “Daily Star”, Everton është bërë skuadra e fundit angleze në rend kohor, që kërkon të marrë sulmuesin e RB Leipzig, Emil Forsberg. Forsberg ka shkëlqyer në Bundesliga, ku luan që nga viti 2015, kur u ble nga Malmo.

Aftësitë e 26-vjeçarit, që e mbylli sezonin me 8 gola dhe 19 asiste, u panë edhe në kampionatin botëror në Rusi, ku mbajti numrin 10 te Suedia që shkoi deri në çerekfinale.

Bayern Munich, AC Milan, Arsenal dhe Manchester United janë ekipet që kanë pyetur për futbollistin skandinave, ndërsa listës i janë shtuar edhe Juventus, Liverpool e Atletico Madrid.

Por sipas “Daily Star”, trajneri i ri i Everton, Marco Silva, e ka vënë në krye të listës së dëshirave për të përforcuar ekipin. Çmimi i Forsberg është rreth 30 milionë euro.

Related posts

Liverpooli pranë Goretzkas, Emre Can drejt Juves

Q.Autor

MERKATO E VERËS/ Mbrojtësi i Fiorentinës një hap larg kalimit tek klubi i Premier League…

Delo.autor

ZYRTARE/ Lajm i madh nga Anglia, ja kur pritet të rikthehen tifozët në shkallët e stadiumeve…

Delo.autor

Leave a Comment