Futboll Premier League Sport

DANEZI MAGJIK/ Eriksen shpëton Tottenham, Pochettino shkruan historinë (VIDEO)

Christian Eriksen është futur në pjesën e dytë duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme Tottenham ndaj Burnley-t në Wembley.

Ishte mesfushori danez ai që shpëtoi Spurs, të cilët e kishin shumë të vështirë pasditen e së hënës të gjenin hapësira në zonën kundërshtare. Dhe kjo edhe për meritë të Burnley, që u mbrojt mirë deri në minutën e 91’ kur Eriksen zhbllokoi rezultatin.

Në fund, ndeshja u mbyll 1-0 në favor të djemve të Mauricio Pochettino-s, i cili feston një rekord të veçantë.

Ai është bërë trajneri i parë i Tottenham që fiton 100 ndeshje në Premier League. Një hap i madh për argjentinasin, i cili është kthyer në një nga trajnerët më të kërkuar në arenën ndërkombëtare.

Me fitoren e fundit, Tottenham ruan ritmin e Manchester City-t dhe do të mbetet në vend të tretë të renditjes, një tjetër fakt interesant është se Spurs nuk kanë arritur të marrin asnjë barazim këtë sezon, me 13 fitore dhe katër humbje.

Ndeshja ndaj Burnley-t ishte shumë pranë barazimit të parë, por goli i Eriksen ka shpëtuar Pochettino-n dhe ekipin e tij.

Related posts

Akuzohet për rrëmbim personi me armë dhe vjedhje, arrestohet mbrojtësi

Q.Autor

NJOFTOI TËRHQJEN NË VITIN 2010/ Ish-lojtari i Milanit i rikthehet futbollit të luajtur në moshën 48-vjeçare

Delo.autor

INTERI FUTET FUQISHËM NË MERKATO/ Ja emrat cilësorë që mund të afrohen në verë

Delo.autor

Leave a Comment