Futboll Seria A

Gattuso: Ëndërroj të qëndroj te Milan, por duhen rezultate

Milan ka nisur vitin, me Gattuso në timon për 2018, që do të duhet të kapitalizojë përpjekjet që klubi bëri gjatë verës së kaluar. “Klubi më ka dhënë shumë përgjegjësi dhe unë do të bëj gjithçka për të vazhduar në pankinë, por nevojiten rezultatet.

Tani kam edhe më shumë përgjegjësi ndaj klubit, se sa kisha kur luaja vetë futboll, por gjithsesi ndjehem si në shtëpinë time dhe do të bëj gjithçka për të vijuar. Natyrisht që nuk dua të jem një peshë për Milan, jam problemi më i fundit, por është normale që do të më pëlqente që të vazhdoja punën time. Tani nevojiten rezultatet”, deklaroi Gattuso.

Fitore që do të duhet të vijnë njëherësh duke konfirmuar grupin, sikurse është deklaruar edhe nga klubi: “Linja dhe kontigjenti nuk ndryshojnë, asnjë prej futbollistëve të mbërritur në verë nuk do të largohet”. Tashmë pushimi dimëror do të mundësojë që futbollistët kuqezinj të mund të marrin frymë më lirisht, me qëllim që të ndërtojnë një grup më të konsoliduar nën drejtimin e 40-vjeçarit Gattuso, aq shumë i verësuar në dhomat e zhveshjes nga lojtarët, të paktën sikurse zbulon Bonaventura: “Ka arritur që të verësohet nga të gjithë për karakterin e tij, ndershmërinë dhe humorin”.

Related posts

Vetting edhe në futboll? Duka i kërkon takim Arta Markut

Sadik.Autor

VLLAZNIA KAMPIONIA E “X”-VE/ Barazimet radhazi venitin pretendimet e shkodranëve

Delo.autor

SHPËTOI JUVENTUS NGA HUMBJA/ Portieri Szczęsny: Pikë e vështirë, s’më pëlqen kështu

Delo.autor

Leave a Comment