Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Flamurtari-Kamza: Tension në Vlorë, Useini kap për fyti mesfushorin Mehmeti (VIDEO)

Po luhet në Vlorë, sfida mes Flamurtarit dhe Kamzës, e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat vijnë në këtë takim pas rezultateve pozitive, teksa kuqezinjtë  mposhtën Laçin me rezultatin 1-0, ndërsa Kamza arriti të merrte një fitore të çmuar përballë Luftëtarit.

bandicam 2018-12-15 16-59-04-352

Terreni në stadiumin “Flamurtari” do të jetë disi i rënduar për shkak të reshjeve të shiut, teksa përballja nuk do të zhvillohet në kushtet optimale. Të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet, ku nuk mungojnë surprizat.

bandicam 2018-12-15 17-18-53-613

Trajneri Gjoka është detyruar të “arnojë” mbrojtjen, për shkak të mungesave, teksa Arrabal dhe Bonani formojnë dyshen e qendrës. Te vlonjatët, sulmuesi Danilo Alvesh, ishte në pikëpyetje deri në momentet e fundit, por duke parë gjendjen e tij është vendosur që të startojë si titullar, duke formuar sulmin “atomike” me Kale, Torasën dhe Bushiç.

LIVE| FLAMURTARI–KAMZA 1-0

Bushiç 67′

KOMENTI LIVE:

83′ Ndizet sfida, Siljanovski ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të ashpër.

80′ Zëvendësim i tretë te Flamurtari, largohet Bushiç në lojë Alesio Hyseni.

79′ Tension në stadiumin “Flamurtari”. Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin. Nuk përmbahet mesfushori i Flamurtarit, Useini, i cili debaton ashpër me Mehmetin duke e kapur për fyti futbollistin e Kamzës.

74’ Daja largon nga fusha Danilo Alvesh, teksa aktivizohet Mustafa.

68′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Torasa, në lojë Musta.

67′ GOOOOOL FLAMURTARI 1-0. Zhbllokohen shifrat. Pas një harkimi nga këndi, topi ka shkuar te Bushiç, i cili godet saktë me kokë, duke gjetur rrugën e rrjetës. 

66′ Zëvendësim te Kamza, largohet Rezi, në lojë Zizi.

62′ Xhuljo Mehmeti ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

60′ Vlonjatët pretendojnë për 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari. Pamjet i japin të drejtë këtij të fundit, pasi nuk kemi të bëjmë me prekjen e topit me dorë, brenda zonës.

57′ Rrëmujë në zonë, nuk arrijnë të përfitojnë Batha dhe Torasa.

50’ Fukui  gjuan me forcë sapo hyn në zonë, por ndal gjithçka Siljanovski.

48′ Batha rrezikon autogolin, pas një topi të krosuar nga këndi. Shpëton për mrekulli porta e Koliçit.

Batha pranë autogolit on Vidnews.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. 

45+1′ Përgjumje e skuadrës së Flamurtarit, Plaku, provon me një gjuajtje, por topi shkon në duart e portierit Koliçi.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ Frashëri ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kale.

38′ Duel i luftuar në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

31’ Një goditje dënimi e Kale në krahun e djathtë harkohet në zonë, por asnjë nga lojtarët e Flamurtarit nuk arrin të gjejë hapësirën për të gjuajtur në portë.

25′ Vlonjatët në kërkim të golit, Kotobelli kroson për Bushiç brenda zonës, por nuk arrin kapiteni i Flamurtarit që ta shtyjë topin drejt rrjetës.

18′ Danilo Alvesh vë në provë portierin Avdyli me një gjuajtje nga distanca, pozicional gardiani i Kamzës, që grushton topin.

15′ Mundësi e mirë për Kamzës, Plaku dhe Frashëri, nuk arrijnë ta kontrollojnë topin që kalon gjithë pasqyrën e portës.

13′ Rrëmujë në zonën e Kamzës, pas krosimit të Bathës, por nuk i del topi Pollozhanit.

10′ Vlonjatët shfaqen më kërkues në këto minuta të para, duke shtyrë drejt zonës së miqve.

6′ Kale nuk arrin të devijojë siç duhet me kokë, topin e harkuar nga Siljanovski, duke ia dorëzuar portierit Avdyli.

3′ Flamurtari hidhet menjëherë në sulm, duke fituar kështu goditjen e parë nga këndi.

1′ Ka startuar sfida, terren tepër i rënduar në stadiumin “Flamurtari”

Related posts

Xhemajli shënon super gol kundër Greqisë

Sadik.Autor

LIVE/ Starton ndeshja Flamurtari-Kukësi në Vlorë

Delo.autor

Daniela Rendon/ Modelja shfaqet SEKSI dhe me forma BMBASTIKE (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment