Futboll Shqipëri Sport

Gjoka pranon rezultatin dhe flet hapur: Kamza duhet të mbijetojë, kemi nevojë për…

Trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka, është shprehur për Supersport pas humbjes 1-0 ndaj Flamurtarit në Vlorë se është i kënaqur me skuadrën e tij, por e pësuan vetëm nga një gabim.

“Mendoj që e kishim përgatitur ndeshjen ashtu si duhet. Futbolli është i paparashikueshëm. Gabuam një rast dhe e pësuam. Ne gjithë kohës jemi në provë. Atë që e kam thënë e kam thënë për ngritjen e moralit dhe skuadra po mundohet për të marrë diçka. Përballë kishim një skuadër si Flamurtari. Unë jam i kënaqur me çunat, sepse dhanë maksimumin.

Ne detyrat tona i kishim dhënë, por dikush do të gabojë që të pësohet goli. Lufta mes 4 skuadrave do të jetë shumë e ofrtë do jetë e gjatë. Ai që do të mbijetojë, dotë tregojë shumë karakter dhe dinjitet, kështu që ne nëse i japim këto, unë mendoj se ne në fund do arrijmë të shpëtojmë. Merkato? Çdo gjë në momëntin e duhur, por mendoj se kemi nevojë shumë dhe e kemi diskutuar gjatë edhe me presidentin. Nëse sot do kishim qendërmbrojtës në dispozicion, atëherë do të kishim marrë më shumë me Arrabal në mesfushë”.

Related posts

DEMBELE RREZIKON TË MUNGOJË NË EL CLACO/ Pasi i tha gjyqtarit: “Je shumë i keq”

Delo.autor

Heq dorë nga futbolli për familjen/ Portierët më të mirë të botës “përcjellin” homologun e tyre

Isa.Autor

FOTO/ Milani hidhet në sulm, të gatshëm për blerjen nga Anglia

Q.Autor

Leave a Comment