Futboll Seria A Sport

LEKU LETËR/ INTERI pasurohet në Azi: “Bum” shitjesh të televizorëve me markën e…

Emri i Interit po përhapet në mënyrë shumë të shpejtë në Kinë, aty ku fama e klubit italian po rritet me hapa të shpejtë. Deri më tani janë shitur 80 mijë televizorë nga Suning, të gjitha me markën e Interit. Suning është shoqëria që kontrollon shumicën e klubit zikaltër, ku është edhe sponsor në fanellë. Vitin e kaluar, Suning konfirmoi bashkëpunimin me TCL Corporation, një kompani kineze e elektronikës në prodhimin e televizorëve.

Dhe falë këtij bashkëpunimi është krijuar televizori me markën e Interit, që deri më tani ka ecur mirë, me 80 mijë TV të shitur në Kinë. Duket se Suning po bën një punë të mirë në Lindjen e Largët me klubin zikaltër, duke rritur të ardhurat dhe shtuar fansat. Muajt e fundit, klubi zikaltër ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë FullShare, që merret me sektorin e turizmit dhe atë Donkey Mother (udhëtime on-line). Ndërsa nga marrëveshja me kompaninë kineze të marketingut iMedia, fitimi pritet të kapë shifrën e 27 milionë eurove.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Ylli i Juventus bën gjestin e bukur për luftën ndaj COVID-19

Delo.autor

E ARDHMJA E MBROJTËSIT TË KOMBËTARE NË DILEMË/ Në Spanjë kërkojnë shërbimet e Elseid Hysajt, ja klubi që interesohet…

Delo.autor

MAN.CITY “SHUPLAKË” BURNLEY POR SËRISH 20 PIKË LARG LIVERPOOL/ “Qytetarët” stërviten për Champions

Delo.autor

Leave a Comment