Futboll Shqipëri Sport

E DHIMBSHME/ Tronditet futbolli SHQIPTAR, ndahet nga jeta lojtari i njohur

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare ish-futbollisti Iljaz Llausha. Veterani i futbollit të Kosovës ishte njëri prej brezave të futbollistëve të periudhës para dhe pas Luftës II Botërore.
Federata e Futbollit të Kosovës i ka shprehur familjes së të ndjerit dhimbjen me anë të një letre ngushëllimi.

“E nderuara familje Llausha!

Me pikëllim e morëm lajmin për vdekjen e Ilijaz Llaushës në moshën 86-vjeçare, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Ilijazi ishte ndër gjeneratat e para të futbollistëve në Kosovë dhe ishte pjesë e klubit prizrenas, në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, atëherë kur po zinte fill futbolli i Kosovës, së bashku me emrat e njohur si: Rexhai Surroi, Skënder Gjinali, Bashkim Fehmiu, Veli Vraniqi, Agim Bytyqi etj. Kontributi i tij ishte i madh, derisa bashkëkohësit e kujtojnë atë si një futbollist të mirë, shok të shkëlqyeshëm dhe njeri të urtë e të dashur për të gjithë, andaj si i tillë do të kujtohet përherë.

Në këto momente të vështira, të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së”

Related posts

KALIMI TEK JUVENTUS/ Arthur i vihet kundër drejtuesve të Barcelonës. Ja vendimi që ka marrë së fundmi

Delo.autor

Laps e letër në dorë, ”ekuacioni” i mbijetesës në Superiore

Sadik.Autor

MËSOHET ARSYEJA/ Ja pse Gatuzo është shfaqur në 2 ndeshjet e fundit me njërin sy të fashuar

Delo.autor

Leave a Comment