Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Verstappen dridhet para garës në Baku: Këtu podiumi është tabu për mua

Max Verstappen arriti të realizojë rokadën në garën e Montekarlo dhe të marrë kreun e renditjes në Formula 1. Gjithsesi, piloti holandez i Red Bull pret një sfidë të fortë me Lewis Hamilton, duke nisur nga gara e ardhshme, që zhvillohet ditën e diel në Baku (Azerbajxhan).

Në këtë pistë, Verstappen ka zhgënjyer gjithnjë (një herë i katërti dhe dy herë është tërhequr). “Pista është shumë e bukur, por nuk është mes pistave të mia të preferuara. Jam i vetëdijshëm për këtë. Në Baku s’kam qenë asnjëherë në podium”, tha Verstappen.

“Ndoshta ky është momenti që të ndryshojë trendi negativ dhe këtë herë të arrij diçka më shumë. Të shohim se sa kompetitivë do të jemi, por mendoj se Mercedes do të jetë më superiore se ne në këtë pistë”, tha Verstappen, që ka 4 pikë më shumë se Hamilton në renditje.

Related posts

“VLAHOVIC DHE DONNARUMMA PA LIDER”/ Drejtori i Serie A: Mourinho aktor, ndërsa Roma u bë si bordello

Delo.autor

Neville mbron Mourinho: Manchetser United ishte keq edhe me Fergusonin…

Sadik.Autor

KUKËSI-TEUTA/ Ndeshje e çmendur në “Elbasan Arena”, sulmuesi Plaku ndëshkon “Verilindorët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment