Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kastrioti-Teuta: Vendasit të pafuqishëm, Progni dyfishon rezultatin (VIDEO)

Kastrioti dhe Teuta janë duke u përballur në “Redi Maloku”, në sfidën e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Ekipet kërkojnë pikët maksimale, edhe pse janë me objektiva të ndryshëm.

Osmani Cela

Vendasit për mbijetës dhe bregdetarët kërkojnë Europën. Teuta vjen në këtë përballje pas barazimit ndaj Partizanit, ndërsa Kastrioti u mposht me Tiranën 4-0. 19 është diferenca e pikëve mes këtyre dy skuadrave në 16 javë kampionat.

48373031_1959178387531702_8417113951346622464_n

LIVE| KASTRIOTI-TEUTA 0-2

Kallaku 33′, Progni 67′  

KOMENTI LIVE: 

67′ GOOOL TEUTA 0-2. Durrsakët dyfishojnë rezultatin me Prognin. 

64’ Zëvendësim te Teuta. Largohet nga fusha autori i golit, Kallaku, vendin e tij e merr Avdyli.

60′ Zgjohen krutanët. Taulant Marku del i vetëm përballë portierit Hidi, por nuk arrin ta kalojë këtë të fundit, i cili bën shpëtimtarin.

58′ Vendasit provojnë të dhurojnë spektakël me kombinime të shumta në hyrje të zonës, por në fund ishte Roxher ai që gabon, duke e lëshuar topin më shumë seç duhej.

56′ Krutanët të pafuqishëm për të dalë përpara dhe për të rrezikuar portën e Hidit.

51′ Shpëton për mrekulli porta e Kastriotit. Traversa i vjen në ndihmë portierit Puja, më pas ishte Amadu Latif, që gabon me gjuajtjen e tij.

47′ Pranë golit të dytë durrsakët. Kallaku provon me një gjuajtje të rrezikshme, topi shkon mbi traversë.

46′ Starton pjesa e dytë. Dy ndërrime te Kastrioti. Domgjoni merr vendin e Bardhit, ndërsa Taluant Marku vendin e Nezirit.

Related posts

Tottenham do të fitonte 200 milionë € për Harry Kane, më shumë se Barça për Messi-n

Sadik.Autor

EDEN HAZARD-MESSI/ “El Clasico” në merkato përfundon barazim, ja arsyeja befasuese

Delo.autor

LIVE/ Shqipëri-Maltë: Përgjumen kuqezinjtë, barazon Malta. Mbyllet pjesa e parë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment