Futboll Premier League

Wenger: “Sanchez te United vetëm për Mkhitaryan! Aubameyan? Absolutisht…”

“Sanchez? Nëse po më pyesni a do të vijë, mendoj se po, por nuk kam akoma konfirmime”. Jose Mourinho është gjithmonë e më shumë optimist për finalizimin e suksesshëm të tratativës që do të dërgojë kilenin në Manchester United. “Ose bëhet menjëherë, ose nuk do të realizohet kurrë më. Jemi shumë pranë, por nëse nuk ndodh asgjë tani, nuk do të ndodhë më asgjë. Di se klubi po bën gjithçka është e mundur dhe mendoj se do të ketë sukses”, vijoi “Special One”.

Rezultate imazhesh për sancezh aubameyang

Nga kampi tjetër, edhe trajneri i Arsenal, Arsene Wenger konfirmon zhvillimin e tratativave, por preferon të preçizojë edhe një tjetër detaj të rëndësishëm: “Sanchez do të shkojë te United vetëm në këmbim të Mkhitaryan. Do të vendoset në 48 orët e ardhshme, por është një mundësi e realizueshme. Aubameyang? Nuk po ndodh asgjë, nëse Borussia Dortmund nuk e ka grumbulluar dje, me siguri nuk është se po vjen këtu”.

Related posts

LIVE/ Përfundon pjesa e parë. Flamurtarit i mohohet një penalli, Shkurtaj flirton 2 herë me golin (VIDEO)

Isa.Autor

Mane “kërcënon” Realin, vë në dukje “armën” e fortë të Liverpoolit

Sadik.Autor

RAKITIC I MËNJANUAR/ Gruaja e mesfushorit ‘shpërthen’ kundër Barcelonës

F.autor

Leave a Comment