Futboll Seria A Sport

SKANDALI/ Akuza për MASHTRIM dhe bilanc i rremë, Jonghong Li përfundon në PROKURORI

Jonghong Li, dy javë më parë u detyrua të hiqte dorë nga presidenca e Milanit, pasi nuk mund të shlyente detyrimin e fundit ndaj klubit. Teksa fondi “Elliot” e largoi nga posti, problemet për manjatin kinez sapo nisën. Ditën e djeshme, “Corriere della Sera” ka bërë të ditur se për 48-vjeçarin kinez ka nisur një hetim.

Sipas të njëjtit burim, Prokuroria e Milanos do të hapë një dosje me në qendër Jonghong Li dhe aktivitetin e tij. Ish-presidenti i Milanit dyshohet për “Falsifikim komunikimi social”, ose e thënë ndryshe, deklarata të rreme mbi aktivitetin e tij në krye të kuqezinjve, që nga manovrat si shoqëri aksionere e deri të modifikimet e fletoreve të bilancit të Milanit nën menaxhimin e tij.

Pikërisht, paqartësia mbi kinezin i kushtoi edhe Milanit ndëshkimin nga UEFA, i cili për fatin e mirë të kuqezinjve u ndryshua ditën e djeshme, çka konfirmon faktin që pakënaqësitë e zyrtarëve të Nionit ishin kundrejt kreut dhe jo klubit milanez.

 

Related posts

“FUQINË E KA TEK…”/ Allegri: Iu tregoj dy sekretet për suksesin e Ronaldo-s

F.autor

KY NJERI ËSHTË FENOMENAL/ Ronaldo gati të thyejë REKORDE të tjera

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Bëri gjithçka vetë që nga mesfusha, shikoni si Isak humbet rastin e artë ndaj Sllovakisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment