Futboll Sport

PAS NDESHJES/ Sarri: Isha nën presion, Hazard nuk po jep maksimumin

Maurizio Sarri, tekniku i Chelsea-t, i cili mori një tri pikësh me vlerë ditën e sotme falë fitores së tyre 2-1 ndaj Brighton nuk shprehet plotësisht i kënaqur veçanërisht me heroin e sfidës së sotme Eden Hazard. Për “Sky Sports” menjëherë pas ndeshjes tekniku ka thënë:

“Mendoj se luajtëm një ndeshje të mirë, por mund të kishim bërë edhe më mirë. Pasi pësuam një gol teksa kishim kontrollin e lojës por sigurisht kjo na vuri nën presion, veçanërisht në 5 minutat e fundit ku kishim vështirësi në menaxhimin. Por përgjithësisht bëmë një lojë të mirë. “

“Jo, nuk isha i shqetësuar pas pësimit të golit sepse po shihja që nuk kishte probleme në fushë, mund të jem shqetësuar pak vetëm në 5 minutat e fundit.”

“Eden Hazard? Mendoj se ai mund të luajë edhe më mirë, pasi është një lojtar i nivelit të lartë dhe mendoj që mund të bëjë më shumë edhe për veten e vetë edhe për ne. Por pas dëmtimeve, ai humbi gjendjen fizike por tani po përmirësohet, kështu që mendoj se pas 1-2 ndeshjesh do të jesh në formë.”

“Nuk shoh se ka vështirësi në pozicionin e përcaktuar, sigurisht duhet të përmirësohet veçanërisht në komunikimin me shokët. Tashmë kam folur me mjekun dhe më ka thënë se nuk ka probleme fizike.”

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ SHQIPËRI-IZRAEL: Elbasani blindohet nga POLICIA, TIFOZËT të acaruar (FOTO)

Isa.Autor

REAGON PËR EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Presidenti Perez: Nëse nuk përfitojmë ne, futbolli mbaron

Delo.autor

“KA NË KOKË PLANET E TIJ PËR..”/ Mourinho REFUZON Interin, përgatit “KURTHIN” për dy yjet zikaltër (FOTO)

F.autor

Leave a Comment