Futboll Sport

ASIST NGA 40 METRA/ Ergys Kaçe dhuron “MAGJI” në kampionatin grek (VIDEO)

Mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin grek me fanellën e Panathinaikosit, duke u shndëruar në një lider te kjo skuadër.

25-vjeçari ka qenë protagonist në fitoren 1-0 ndaj Atromitos, teksa në minutën e 24-t, jem një asist fantastik nga afro 40-metra për italianin Frederiko Makeda, i cili nuk ka falur duke e shndërruar në gol.

E gjithë merita shkon padyshim të mesfushori shqiptar, teksa të tilla asistime jemi mësuar t’i shohim vetëm në nivelet më të larta të futbollit dhe nga lojtarët më të mirë në botë.

Me fitoren e sotme, Panathinaikosi u ngjit në vendin e 5-të, në kuotën e 22 pikëve, 2 më pak se AEK-u i vendit të 4-t. Sfidën e radhës skuadra e Kaçes do ta luajë në transfertë ndaj Panetolikosit që ndodhet 1 vend më poshtë në renditje.

Related posts

Viky Varga, “goli” më i bukur në karrierë i Graziano Pelle (FOTO)

Sadik.Autor

TOTTENHAM-EVERTON/ Shikoni gafën e pabesueshme të Richarlison (VIDEO)

Delo.autor

Ndodh edhe kjo/ Britania nuk i rinovon vizën miliarderit të Chelsea-t

Sadik.Autor

Leave a Comment