Futboll Premier League Sport

“DËSHTIMI” TEK MAN UNITED/ Sulmuesi Lukaku në fjalorin e OXFORD si folje…

Krijohet folja “lukakare”. Pas “sarrismo” të krijuar nga italianët në nder trajnerit Maurizio Sarri në kohën kur tekniku drejtonte ekipin e Napolit në Seria A, për tipologjinë e tij të lojës, por edhe karakteristikat sociale, tani është radha e anglezëve të Manchester United, dhe Mourinho nuk hyn fare në këtë çështje. Në qendër të vëmendjes së gjuhëtarëve anglezë kanë përfunduar performancat e dobëta të sulmuesit të “Djallit të Kuq” Romelu Lukaku.

Në anët e “Old Trafford” ka prej kohësh pakënaqësi mbi paraqitjet e belgut, që këtë sezon nuk ka mundur dot të shfaqë asgjë nga ato të treguara sezonin e kaluar dhe goli i shënuar ndaj Fulham nuk ka mjaftuar për të ndryshuar mendjet dhe as situatën me tifozët. Kësaj here Lukaku, në vend që të hyjë në fushë, është future menjëherë në fjalor! “Lukakare” në fakt mund të fitojë çmimin si “Folja më e mirë e 2018” dhe të sigurojë një hapësirë të gjithën për vete në fjalorin e Oxford. Dy janë kuptimet e foljes: (1) të mos kesh situatën nën kontroll; (2) administrim i keq për shkak të mungesës së cilësive, ose të përqendrimit. Madje del edhe një shprehje si për shembull: “Më pëlqen vërtetë kjo vajzë, po shkon gjithçka kaq mirë, lutem vetëm të mos lukakoj gjithçka”.

Related posts

NUK I DEL INATI PËR DËSHTIMIN E TRANSFERIMIT TË YLLIT BARZILIAN/ Babai i Neymar: Djali im ishte i lumtur tek…

Delo.autor

Mbappe i bashkohet të mëdhenjve, 19 vjeçari nën “gjurmët” e Pele

Isa.Autor

PAS 4 NDESHJEVE PEZULLIM NGA UEFA/ Jose Mourinho dënohet dhe gjobitet edhe në Serie A

F.autor

Leave a Comment