Futboll

MOURINHO DËSHIRON FORCIMIN NË EKIP/ Man United është i gatshëm të blejë 90 milionë euro mbrojtësin napoletan

Manchester United po planifikon blerjen 90 milionë paund nga Seria A.
Pas humbjes së mbrëmshme Manchester United ka konfirmuar se është futur thellësisht në krizë dhe e ka të vështirë të gjejë fitoret. Jose Mourinho e ndjen se situata po i del jashtë kontrolli ndaj dëshiron të forcojë të repartet e tij, mbrojtja e cila “firoi” gjatë verës ka nevojë urgjente për përforcime në janar dhe sytë e teknikut janë drejtuar në një ekip italian.

“The Sun” zbulon se Manchester United kërkon të blejë mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly. Menaxherët e klubit do të ndjekin mbrojtësin qendror në ndeshjen kundër Liverpool-it të martën në Champions League.
Klubi është i gatshëm të paguajë një çmim deri në 90 milionë paund për të siguruar shërbimet e 27 vjeçarit, i cili së fundmi ka firmosur një kontratë afatgjatë me Napolin.

Related posts

REAL SOCIEDAD-BARCELONA/ Koeman kërkon finalen e Superkupës së Spanjës pa Messin në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Partizani: Starton pjesa e dytë, ja lëvizja e parë e Gegës

Delo.autor

Hysaj pa “frena”: Fitoj titullin dhe kaloj jetën te Napoli

Q.Autor

Leave a Comment