Futboll Seria A Sport

U LARGUA NGA GRUMBULLIMI ME ITALINË/ Lorenzo Insigne fshehu dëmtimin, për shkak se donte të luante kundër…

Lorenzo Insigne është larguar nga grumbullimi me Italinë, për shkak të një dëmtimi që ai kishte pësuar më Napolin dhe e shoqëroi atë edhe te kombëtarja.

Sulmuesi 28-vjeçar u zëvendësua nga Anchelotti pas përfundimit të pjesës së parë, në ndeshjen kundër Juventusit, e cila u mbyll me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 4-3.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, lojtari kishte pësuar një dëmtim gjatë nxehjes para fillimit të sfidës kundër bardhezinjve.

Gjithsesi këtë dëmtim ai nuk ia kishte treguar as mjekëve të klubit as vetë trajnerit. Këtë e bëri për shkak se donte me çdo kusht të luante në ndeshjen me “Zonjën e Vjetër”.

Sulmuesi ka pësuar një dëmtim muskulor dhe pritet të kthehet në fushën e lojës para sfidës së 17 shtatorit kundër Liverpulit.

Related posts

“MË KËRKUAN SEKS KUR FIRMOSA DHE NUK MË PAGUAN”/ Rrëfimi i ish-basketbollistes: Krenare që nuk hapa këmbët për…

Delo.autor

REKORD UNIK NË BOTËROR/ Ronaldo: Jam krenar. Santos: Është fenomenal, do flitet edhe pas 50 vitesh për të

F.autor

I SHOKON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Neymar: Kjo që po ndodh me Brazilin është shumë trishtuese

Delo.autor

Leave a Comment