Futboll Premier League Sport

MAN UNITED “MBRON” INVESTIMIN/ Rinovon kontratën e sulmuesit francez për…

Manchester United ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit francez Anthony Martial edhe për një vit. Palët kanë shtyrë deri në vitin 2020 kontratën e cila skadonte në fund të këtij sezoni, duke shfrytëzuar opsionin në favor të klubit, për rinovimin e saj edhe për një vit. Martial ka mbërritur në “Old Trafford” në verën e vitit 2015 nga Monaco, për vlerën e 40 milionë eurove.

Skuadra e United arriti të “mbrojë” këtë investim, duke e shtyrë kontratën e Martial edhe më një sezon, pasi francezi rrezikonte të largohej me kosto zero më 1 korrik të 2019-ës. Lojtari nuk është se ka qenë shumë konsant me paraqitjet e tij në fushë, pasi nuk është aktivizuar rregullisht nga trajneri Jose Mourinho. Madje në një moment marrëdhënia mes tyre edhe u përkeqësua, por duket se tashmë problemet janë sheshuar.

Sulmuesi 23-vjeçar shpreson që pas rinovimit të kontratës të ketë më shumë hapësira, për të luajtur më shpesh. Qëndrimi në stol bëri që ai të humbiste kombëtaren franceze dhe të mos shkonte në Rusi në Botëror. Këtë sezon, Martial është aktivizuar në total në 19 ndeshje, duke realizuar edhe 8 gola për “djajtë e kuq”.

Related posts

PAMJET/ Aksidenti i frikshëm me 160 km/h, zbulohet gjendja shëndetësore e spanjollit Mark Markez

Delo.autor

Luka Modrić: Do të luajmë ndeshjen tonë perfekte, kalojmë në çerekfinale

Sadik.Autor

156 NDËRHYRJE NË LA LIGA/ Disa skuadra ndihen të penalizuara. Mësoni si ka ndikuar VAR-i në Spanjë

Delo.autor

Leave a Comment