Futboll La Liga

Mungoi rreth 4 muaj nga dëmtimi, Dembele aktivizohet ndaj Celta Vigos (FOTO)

Ousmane Dembele është kthyer të luaj për Barcelonës pas lëndimit që e la jashtë fushave për rreth katër muajve.

Sulmuesi francez erdhi më shumë bujë nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2017 për një shifër të raportuar prej 105 milionë eurove.

Pritshmëritë për të ishin shumë të mëdha, pasi erdhi si zëvendësues i Neymarit, i cili u transferua te Paris Saint-Germain.

Megjithatë, Dembele nuk arriti të tregojë veten me Blaugranët pasi u lëndua pas vetëm tri ndeshjeve të zhvilluara, ku asnjëra nuk ishte e plot.

Ky lëndim ishte i rëndë pasi e la sulmuesin francez jashtë fushave për rreth katër muajsh.

Momenti i rikthimit të Dembeles!

Por, më në fund erdhi edhe rikthimi i Dembeles për të luajtur përsëri për fanellën.

Dembele u inkuadrua në vend të shënuesit, Jose Arnaiz..

Rikthimi i francezit erdhi në ndeshjen e Kupës së Mbretit në udhëtim te Celta Vigo, ku erdhi si zëvendësues i Jose Arnaiz në minutën e 72-të.

Ndryshe, Dembele ka humbur plot 20 ndeshje të Barcelonës nga lëndimi që e la jashtë fushave.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Statuja e Messit pritet të vendoset në qendër të Madridit, ja reagimi…

Delo.autor

KUPA E ITALISË/ Atalanta fiton me vuajtje, Gjimshiti ndër më të mirët

Delo.autor

LOJTARI I Atletico Madrid I JEP FUND BEQARISË/ Martohet me vajzën e futbollistit të njohur (FOTO)

F.autor

Leave a Comment