Futboll Seria A Sport

AGJENTI I HYSAJT KONFIRMON/ Mario Giuffredi: Napoli nuk pranoi ta shesë gjatë verës, ai mund të…

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi, e ka konfirmuar se Napoli nuk e lejoi shitjen e shqiptarit në Chelseat gjatë afatit kalimtar të verës, përkundër interesimit të klubit londinez.

Mbrojtësi i ekipit kombëtar të Shqipërisë ka qenë nën urdhrat e Sarrit në Empoli dhe Napoli dhe në verë u flit se do të mundë t’i bashkohej trajnerit në Chelsea, por transferimi i tij u bllokua nga Napoli.

Sarri e mori me vete në “Stamford Bridge” mesfushorin Jorginho dhe tani në janar dëshiron ta bëjë të njëjtën me Hysajn. Megjithatë, sipas Daily Star, të kaltërve do t’iu duhet të shpenzojnë shumë më shumë para për ta siguruar transferimin e shqiptarit.

Në fakt, mediat britanike vazhdimisht kanë raportuar për një kalim të mundshëm të Hysajt në Premierligë në afatin kalimtar të dimrit. Për më tepër, Hysaj nuk është duke gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit të tij për vazhdimin e kontratës, duke i nxitur kështu spekulimet për largimin e tij nga Serie A.

“Nuk ka pasur asnjë lëvizje, por ne do të flasim për të gjatë afatit kalimtar të janarit. Ai mund të kishte shkuar në Chelsea gjatë verës. Sarri dëshironte ta merrte dhe ai ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh”, ka thënë Giufreddi

“Ndoshta Napoli do ta kishte pranuar një ofertë prej rreth 45 milionë eurosh, mirëpo bisedimet nuk filluan pasi që De Laurentiis e futi një klauzolë që e ndalonte Chelsean të blejë lojtarë të tjerë të Napolit, përveç Jorginhos”.

Related posts

GARA PËR GOLEADORIN E EUROPËS/ Barazoi CR7, Messi do fronin e “Këpucës së Artë”. Lewa është shumë përpara…

Delo.autor

“NUK KA VEND PËR RACIZMIN NË SHOQËRINË TONË”/ Trajneri Deschamps: Nuk i toleroj gjëra të tilla

Delo.autor

Shpërthen Zanetti/ Nëse Argjentina dështon ky do të jetë fajtori kryesor

Sadik.Autor

Leave a Comment