Futboll La Liga

NDESHJA NDAJ KASHIMAS/ Marcelo: Ai është një nga lojtarët më të mirë në skuadër, nuk duhet…

Mbrojtësi i majtë i Real Madrid, Marcelo, e ka bërë qartë se Isco do të luftojë deri në vdekje për klubin, megjithëse kohët e fundit është lënë në stol nga trajneri Santiago Solari.

“Los Blancos” do të luajnë ndaj Kashima Antlers në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube të mërkurën pasdite dhe mbetet për t’u parë nëse Isco do ta nisë nga minuta e parë apo jo.

“Të gjithë e dimë kualitetin që zotëron,” shprehet Marcelo për nr. 22 të Real.

“Për mua, ai është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës. Ndonjëherë lojtarët luajnë më shumë, dhe ndonjëherë më pak, ka momente të ndryshme.

“Nuk duhet ta analizojmë më shumë sesa duhet. Isco është me Real deri në vdekje, si të gjithë.

“Mourinho? Shkarkimi i tij është një mëkat. Rikthimi i tij te Real nuk është në dorën time. E vlerësoj si trajner dhe për atë që ka bërë këtu.”

Related posts

La MESSIN në stol/ Valverde: Është përgjegjësia ime, ja pse mora këtë vendim

Isa.Autor

TROPOJANI “SHFRENON FANTAZINË”/ Fitorja në derbi, Gega “HARBOHET” në dhomat e zhveshjes (FOTO)

Isa.Autor

SERIE A/ Inter akuzohet për thirrje raciste ndaj Matuidi

Sadik.Autor

Leave a Comment