Futboll Premier League Sport

SHKARKIMI I MOURINHOS/ Trajneri i Rangers, Steven Gerrard: Ai është një fitues serik kudo që ka shkuar

Ish-mesfushori legjendar i Liverpoolit e tani trajner i Rangers, Steven Gerrard, i ka dalë në mbrojtje Jose Mourinhos, i cili u shkarkua sot nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, duke thënë se ai u përballë padrejtësisht me disa kritika.

Mourinho u shkarkua sot nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit në sezonin e tij të tretë me klubin anglez, pas disfatës kundër Liverpoolit me rezultat 3-1 në fundjavë. Në 144 ndeshje me “Djajtë e kuq”, Mourinho i ka arritur 84 fitore, 32 barazime , 28 humbje, me më një përqindje prej 58.3 fitoreje, raporton Gazeta Express.

“Si mund të ulem këtu dhe të them ndonjë gjë të keqe për Jose Mourinhon? Ai është një fitues serik kudo që ka shkuar. Ai u shkarkua nga Manchester Unitedi, por ia ka fituar atyre disa tituj”, ka thënë Gerrard.

“Ai e ka bërë punën më të mirë që nga largimi i Sir Alex Fergusonit. Mua më duket se ata ishin në vështirësi por Jose erdhi dhe ia fitoi disa tituj, kështu që nuk mendoj se mund ta kritikosh atë edhe aq shumë”.

“Do të jetë interesante ta shohim se në çfarë drejtimi do të shkojë Manchester Unitedi për trajnerin e ri, por asnjë tifozi të Manchester Unitedit nuk i intereson se çfarë them unë për këtë gjë”.

Në sezonin e tij të parë me Manchester Unitedin, Mourinho i fitoi tre tituj: Evropa Ligë, League Cup dhe Community Shield. Sezonin e kaluar, të dytin për të, ai nuk arriti të fitojë asnjë titull me klubin e tij.

Mirëpo, ky sezon ka qenë mjaft zhgënjyes për Manchester Unitedin, pasi që ata tashmë janë 19 pikë prapa liderëve, Liverpoolit, dhe kjo gjë ka bërë që ai të shkarkohet nga pozita e trajnerit pas dy viteve e gjysmë në këtë pozitë.

Related posts

E TRISHTË/ “The Undertaker” Sinistra ndahet nga jeta: kishte refuzuar shtrimin në spital

Delo.autor

FUTBOLLI ËSHTË NDALUR NGA KORONAVIRUSI/ Mourinho zbulon 11-shën më të mirë me lojtarët që i ka stërvitur

Delo.autor

“E DËRGOVA NË…”/ Gjesti heroik i futbollistit shqiptar, shpëton fëmijën që po mbytej

Delo.autor

Leave a Comment