Futboll La Liga

Kërkoi që të zëvëndësohej, ja çfarë ka ndodhur me Diego Costa-ën

Diego Costa është lënduar në ndeshjen e Atletico Madridit ndaj Gironas të shtunën pasdite.

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, tha në një konferencë për media pas ndeshjes se Diego Costa u zëvendësua për shkak se kishte marrë një goditje.

Atletico po fitonte 1-0 kur Costa dhe më pas Antoine Griezmann u zëvendësuan, gjë që nuk i pëlqeu tifozëve në stadium pasi jo shumë më pas Girona e barazoi rezultatin në 1-1.

Edhe pse Simeone ishte i zhgënjyer se skuadra e tij pagoi për mungesën e rasteve dhe më shumë golave në këtë ndeshje, ai insistoi se nuk ishte zgjidhje tjetër por ta zëvendësonte Costan.

“Costa pësoi një goditje dhe kërkoi të dalë nga loja”, ka thënë Simeone.

Ai shtoi se dëmtimi i sulmuesit spanjoll do të vlerësohet nesër.

Related posts

“MAGJIA” VJEN NGA HOLANDA/ Ja momenti kur sulmuesi Seutjens realizon SUPER GOL nga kornia (VIDEO)

Delo.autor

E DHIMBSHME/ Triumfoi në derbi, ndërron jetë papritur trajneri 60-vjeçar

Delo.autor

Ndeshja ndaj Numancias/ Zidane lë jashtë grumbullimit lojtarët më të rëndësishëm të Realit

Q.Autor

Leave a Comment